Kronikë
Imeraj në krye të prokurorisë/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë i jep mandat tre-vjeçar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Elizabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës.
KLP vendosi unanimisht për emrin e Imerajt, e cila do ta mbajë këtë detyre për një mandat tre-vjeçar.
Reklamë
Deri me tani Imeraj ishte e komanduar në krye të këtij institucioni dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara.
Elisabeta Imeraj doli edhe para vetingut, ku pati një përballje të ashpër me përfaqësuesin e huaj, Teo Xhakobs, i cili e akuzoi për probleme me pasurinë dhe sjelljen profesionale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




