Imazhi i parë nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s me vlerë 10 miliardë dollarë u zbulua më 11 korrik, duke i lejuar njerëzimit të shikojë më afër agimin dhe dhe skajin e universit.

 

Teleskopi zbuloi imazhin më të qartë ndonjëherë të universit të hershëm, që shkon 13 miliardë vjet më parë, tha NASA. Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) lansoi më 25 dhjetor teleskopin e vlefshëm 9 miliardë dollarë, i cili mundëson qasjen më të thellë në univers deri më tash.

 

Imazhi i publikuar zyrtarisht në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden, do të pasohet më 12 korrik nga zbulimi i katër shkrepjeve të tjera galaktike nga teleskopi.

 

Imazhi fillestar, i cili paraqet qindra njolla, vija, spirale dhe rrotullime me ngjyrë të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe, është vetëm “një pikë e vogël e universit”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.

 

Imazhet që do të publikohen më 12 korrik përfshijnë një pamje të një planeti gjigant të gaztë jashtë sistemit tonë diellor, imazhe të një mjegullnaje ku lindin dhe vdesin yjet, dhe një përditësim të një imazhi të pesë galaktikave të grumbulluara fort që kërcejnë rreth njëra-tjetrës.

 

Teleskopi hapësinor, më i madhi dhe më i fuqishmi në botë, u nis në dhjetor 2021 nga Guiana Franceze në Amerikën e Jugut. Ai arriti në vendin e tij të vëzhgimit rreth 1.6 milionë kilometra nga Toka në janar.

 

Të gjitha instrumentet mbrohen dhe mbahen të freskëta nga një mbulesë dielli me madhësinë e një fushe tenisi. Webb është rreth 100 herë më i ndjëshëm sesa teleskopi Hubble, paraardhësi i tij, dhe pritet të bëjë transformim të madh në kuptimet shkencore lidhur me hapësirën./ R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *