Krijohet Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve. Kuvendi ka zgjedhur me 106 vota kryetarin e ri të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Zv.komisioner është zgjedhur Leald Pelingu, me 105 vota pro .

Miratohet edhe lista e përbashkët e anëtarëve të komisionit rregullator të zgjedhjeve. Me107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim u emëruan: Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve u votuan: Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *