Subscribe

Ilir Xhakolli eshte betuar kete te premte si kryetar i ri i bashkise se Pogradecit, duke marr drejtimin e nje bashkie e cila ishte e drejtuar nga Partia Demokratike.

Konstituimi i Keshillit te ri Bashkiak eshte bere ne ambientet e nje prej hoteleve te qytetit dhe jo ne sallen e mbledhjeve te keshillit bashkiak, salle e cila ndodhet brenda bashkise.

 

Xhakolli ka siguruar qytetaret pogradecare se pergjate mandatit te tij 4 vjecar do te realizoje projekte te shumta per ti dhene me shume vlera turistike ketij qyteti, ndersa eshte ndalur dhe tek lirimi i zyres.

 

Nga ana tjeter ish kryetari Eduart Kapri ne nje deklarate per mediat ka falenderuar te gjithe qytetaret e Pogradecit dhe ka renditur nje sere projektesh te finalizuara ne 4 vitet e mandatit te tij.

 

Ndersa ka lene te kuptohet se mbas mbarimit te orarit zyrtar nuk do te mbylle dyert e bashkise duke treguar se ashtu si Frrokaj ne Lezhe edhe ai ne Pogradec nuk do ta prese Xhakollin ne zyre por nuk do ta pengoje per te hyre lirshem ne institucionin vendor.

 

EDUARD KAPRI 

 

ISH-KRYETAR I BASHKISE POGRADEC

 

Falenderoj qytetarët qe me dhane mundesine te jem kryetar prej 4 vitesh. Per here te pare do kete nje kryetar bashkie te emeruar dhe jo te zgjedhur nga qytetaret. Te gjithe ndjehen te dhunuar nga kjo arrogance. Gjate ketij mandati ndjehemi krenar qe menaxhuam nje bashki te mbytur me borxhe. Ia dolem me financimin e projekteve. Mbyllem dhjetra projekte edhe pse qeveria nuk na mbeshteti. Arritem ta fusim liqenin ne Unesco. Vepra madhore qe arritem eshte sistemimi i agjencisë, i tregut, te stadiumit e shume te tjera. Perfunduam unazen e Pogradecit. Iu kam kerkuar punonjesve te vijojne punen me ndershmeri. Ne vijojme te qendrojme ne pune. Zyrat e bashkise do jene deri ne oren 16:00 . Pas ores 16:00 bashkia ruhet nga rojet. Diten e hene do vijojme punen normalisht.

 

 

E vetmja bashki qe ka mbetur pa kryetar tashme eshte Shkodra, per shkak te doreheqjes se Valdrin Pjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *