Këshilli i Ministrave miratoi Drjetorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z.Ilir Proda.
Zyrtarisht, Proda është kreu i ri i uniformave blu. Ishte ministri i Brendshëm i cili përzgjodhi emrin e tij si më i vlerësuari nga Komisioni i Posaçëm pas intervistimit të gjithë kandidaturave. Proda u vlerësua për platformën e paraqitur dhe objektivat që parashtroi për luftën ndaj krimit dhe drejtimin në funksion të ligjit të strukturës së policisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Pas një konkurimi prej më shumë se 10 drejtuesish të lartë policie dhe verifikimet e bëra përmes procesit të pastërtisë të figurës së kandidatëve, kandidati i cili u emërua sot drejtor i Përgjithshëm i Policisë do të jetë në krye të policisë së shtetit.
I pyetur në lidhje me verifikimin e celularit të Prodës nga SPAK pas dyshimeve për dekonspirim të një operacioni, Hoxha garantoi se figura e tij është verifikuar edhe nga SPAK dhe rezultoi e pastër.
Kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin. Ky proces konsiderohet transparent, integrues dhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi.
Hoxha paralajmëroi se në konkurs do të futen edhe drejtuesit e qarqeve.
Menjëherë pas emërimit të tij si drjetor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vendosim konkurimin e ri, i cili do të hapë një proces të ri përsa i përket të gjithë drejtuesve të policisë në qarqe.
Ndryshime pas emërimit të drejtuesve të rinj të 12 qarqeve të policisë, pritet që të ketë edhe në nivelin e Komisariateve. /vizionplus.tv









