E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ilir Ndraxhi dëshmon për dosjen “339”, deputeti i PS mohon lidhjen me Avdylajt

Pas Vangjush Dakos, prokuroria per krime të rënda ka marrë në pyetje edhe deputetin e partisë socialiste Ilir Ndraxhi, për llogari të hetimeve të dosjes 339.

Emri i deputetet socialist përmendet nga Astrit Avdylaj, në përgjimet e publikura nga media gjermane bild.

Në një nga bisedat e traskriptuara emri i Ilir Ndraxhit lakohet për tu kandiduar si deputet për zonën e Shijakut, megjithatë mesohet se gjate shpjegimeve ne prokurori ai ka mohur lidhjet me Avdylajt.

Po për këtë çështje , prokuroria për krime të rënda, ka marrë më herët edhe dëshminë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Vazhdo të lexosh

Reklamë