Subscribe

Një ditë para se parlamenti të zgjasë mandatin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bëri apel të gjithë deputetëve të opozitës të bashkohen në një qëndrim të unifikuar në lidhje me përmiresimin e rregullave të lojës për betejat elektorale.

 

Gjatë një konference për shtyp Meta theksoi se reforma zgjedhore është test për çdo deputet të opozitës.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Opozita duhet te unifikoje qendrimet e veta ne sherbim te nje reforme zgjedhore sa me demokratike dhe ky eshte testi per cdo opozitar.”

 

Deri më tani deputetët e opozitës kanë krijuar një model bashkepunimi ne parlament, por jashtë këtij formati ka mbetur Lulzim Basha dhe 10 deputetë që e mbeshtesin.

 

 “Besoj se kriter per bashke[punimin brenda te gjithe opozite per nje opozite efektive perballe nje regjimi qe invstimin me te madhe  ka bere per te percare opoziten, padiskutim qe secili e ka veten ne dore per te gjetur veten ne raport me ramen. Kushdo qe bashkepunon me ramen e qeverine e per ti sherbyer si zgjatim I qeverise, secili e ka pasur mundesine per te treguar se ku qendron.”

 

Kjo deklarate e Ilir Metes vjen një ditë para se parlamenti të votojë rritjen e pagave për anëtarët e gjykatës kushtetuese, ligj të cilin Lulzim Basha ka deklaruar se do ta votojë ndryshe nga pjesa tjeter e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *