E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ilir Meta të hënën në SPAK, ish-presidentit do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, të hënën në datë 4 gusht, për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.

Meta, i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të lërë ambientet e paraburgimit për të shkuar në SPAK, ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës do të firmosë finalizimin e dosjes.

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit: Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë