Ilir Meta pyet KQZ-në: Sa deputetë ka sot parlamenti i Shqipërisë?

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacion nga KQZ në lidhje me lëvizjet e shumta në listat për deputet të bëra gjatë muajve të fundit, pas djegies së mandateve nga PD.
Nëpërmjet një letre zyrtare derguar KQZ-së, presidenca referuar nënit 92/h të Kushtetutes, kërkon përgjigje për dy pyetje esenciale:
Së pari, cili është numri aktual i deputeteve në shkall vendi?
Presidenca kërkon nga KQZ që ti vërë në dispozicion edhe listën emerore te deputeteve në shkall vendi në bazë të zonave zgjedhore për cdo subjekt dhe listën emerore të deputeteve në shkall vendi.
Më tej presidenca kërkon nga KQZ që të ktheje përgjigje sa më shpejt.
Kjo lëvizje e presidentit Meta vjen në kuadër të “luftës” që po zhvillohet ne distancë mes tij dhe kryeministrit Rama për datën e zgjedhjeve.
Meta shtyu 30 qershorin nëpërmjet një akti që shfuqizonte dekretin e tij të mëparshëm ndërsa Rama vazhdon të këmbëngule se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor.
Por Meta këtë të premte foli për herë të parë edhe për “parlament ilegjitim”, referuar deputeteve aktual teksa tha se ai ishte zgjedhur nga nja parlament ilegjitim dhe jo nga ky I sotmi.
Mosplotesimi i parlamentit me deputete pasi listat e PD dhe LSI u mbyllen, eshte pare si nje mundesi nga opozita per ta konsideruar jo te rregullt kuvendin aktual.






