Subscribe

E mërkura nisi siç u mbyll e marta, në Godinen numër 1 në Bulevardin Dëshmoret e Kombit.

Por këtë herë, jo me dalje publike të Ilir Metës, por me statuse në rrjetet sociale.

Mesazhi i parë u shpërnda ne 08:35, kur Presidenti njoftoi se edhe kjo nuk do të ishte një dite normale.

Dhe ashtu si në fjalen e gjatë të një dite më parë, në sulme ishte Reforma ne Drejtësi.

 

ILIR META

 

Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.  Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.

 

Nuk vonoi shume dhe po ne rrjete sociale reagoi ambasadori i BE-se ne Tirane, Luigi Soreca.

Ai ben apel qe qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale.

Por Soreca ndalet tek Reforma ne Drejtesi, duke i kthyer pergjigje dhe Presidentit Ilir Meta.

 

LUIGI SORECA

 

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore.

 

E pas njoftimit i cili linte e kuptohej se tashme, zyrtarisht kishte nisur lufta, ne oren 10:10 Ilir Meta nisi me publikimin e atyre qe i quan  “Refleksione” mbi Ramaformat.

Duke vleresuar Reforme ne Drejtesi, Meta vlereson kontributin e Komisionit te Venecias ne arritje ne konsensusit. Venecia eshte baza edhe per ate qe ai e quan “Ramaforma”, por jo Komisioni.

 

 

ILIR META

 

 

Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias.  Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist. Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit.

 

 

Ilir Meta nuk u ndal me kaq. Ne postim ai njoftoi se Refleksionet do te jene nje cikel i gjate publikimesh.

Por refleksionet e Metes u nderpren pasi kreu i shtetit, me 11:35 vendosi te merrej me Ambasadorin Soreca, te cilit iu drejtua publikisht me nje leter te gjate me 11 pyetje.

Ne hyyrje te saj Presidenti përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Por nese lexon pyetjet e kreut te shtetit, me shume se pyetje ato i ngjasojne sulmeve dhe akuzave per punen e tij.

 

 

 ILIR META

 

 

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

 

 

E ne fund, si per te deshmuar se nuk është i vetem, Ilir Meta, listës së pyetjeve per Sorecën i bashkangjit dhe deklaraten e Zv/kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Ëadephul, bërë pas vendimit te Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *