Presidenti Ilir Meta për deputetin e PS, Ulsi Manja, është lideri i opozitës. Gjatë një interviste për “Quo Vadis”, Manja deklaroi se Meta po bën fushatë elektorale për opozitën.

 

Duke komentuar deklaratën e presidentit për të dhënë dorëheqjen pas 25 prillit, Ulsi Manja tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe shpjegoi pse.

 

“Presidenti është fjalë e madhe, presidenti është symbol i unitetit tëe kombit. Ilir meta e ka braktisur me kohë këtë rol kushtetues të presidentit. Meta është udhëheqësi i opozitës, është lideri real i opozitës për 25 prill. Basha shkon gjysmë ore në një vend pasi ka ikur presidenti, shkon në mbrojtje të presidentit, si drejtues fushate. Nuk mund të pranohet si president një njeri me atë gjuhë dhune. Thirrjet e bëra sot janë thirrje për urrejtje dhe përçarje dhe për dhunë. Janë thirrje të dënueshme sipas Kodit Penal. Ato nuk i artikulon dot një njeri i zakonshëm, jo më presidenti. Ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqje se po të jetë të japë dorëheqje, duhet ta japë tani dhe të dalë në ballë të opozitës. Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk e di se çfarë do të bëjë Ilir Meta kur Basha të pranojë humbjen. Në 26 prill do të vijojë jeta normalisht. Ai po kërcënon Lulzim Bashën kur thotë se jap dorëheqjen pas 25 prillit. Mund të ndodh këtë radhë të marrë më shumë shuplaka se në 2017 oferta që kemi përballë. Le të bëjnë sa më shumë skena si ajo te zyrat dhe të bëjë sa më shumë deklarata si sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *