Presidenti Ilir Meta e nisi ditën këtë të premte me një tjetër thirrje për popullin që t’i japë fund regjimit diktatorial.

Duke përkujtuar revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit, Meta tha në rrjetet sociale se është momenti për të thyer mitin e paprekshmërisë së regjimit kriminal.

Plani i Metës është që të krijohet një Front i Bashkuar për Rivendosjen e Demokracisë.  

“Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme. Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë.”

Artistët që mbrojtën Teatrin Meta i quan zemërluanë. Kreu i shtetit deklaroi se është momenti për të fituar lirinë dhe për të refuzuar tiraninë.

“Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës. Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale. TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË! KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA! LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET! 🇦🇱”

Që kur u shkatërrua ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Ilir Meta ka ashpërsuar gjuhën kundër qeverisë. Të enjten ai pati një takim me opozitën pikërisht për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *