Deputeti socialist Ilir Beqaj sqaroi sot të vërtetën e vendimit të Këshillit të Ministrave per kazinotë. I ftuar ne edicionin qendror te lajmeve ne “Vizion Plus”, Beqaj, në përgjigje të akuzave të opozitës tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga angazhimi i qeverisë për lojërat e fatit. Madje deputeti socialist e quajti të vonuar reagimin lidhur me këtë çështje.


ILIR BEQAJ
DEPUTET I PS

“Erdhi momenti kur qeveria në zbatim të detyrimeve që ka ligji i lojërave të fatit, përmbushi një detyrë të saj, madje të vonuar. Qeveria duhet të ishte kritikuar pse nuk e bëri më shpejt siç kishte afatin. Ajo çfarë është thënë është kjo: përveç kazinove në hotele me 5 yje, ligji ka parashikuar që do të ketë dhe një kazino tjetër. VKM tha kush janë procedurat konkurruese të kësaj kazinoje dhe me emra rrugësh kornizoi territorin, ku mund të jetë kjo kazino, ajo që do vijë të aplikojë. Pra 1 do jetë. Janë thënë disa rrugë, jo se do ketë rrugë nga një kazino të tillë, por gjeografia sot më kollaj sot në një tekst është rrugë. Në hartë ato rrugë përkthehen në koordinata gjeografike.”

Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, ligji nuk lejon te këtë kazino elektronike, apo baste sportive online.

Beqaj e thotë se kushdo që do të aplikojë për t’u pajisur me licencë duhet të zbatojë një kornizë rregullash strikte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *