Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se vaksina e Moderna-s është efektive edhe kundër varianteve të reja të koronavirusit.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Alimehmeti tha se kërkuesit e kompanisë kanë arritur në këtë përfundim.

 

Kjo është kompania e dytë që e konfirmon diçka të tillë, pas Pfizer.

 

“Vaksina e Moderna-s arrin të neutralizojë edhe variantin anglez, edhe variantin afrikano-jugor. Kërkuesit e kompanisë Moderna, së bashku me Instituteve Kombëtare të Shëndetit (SHBA) studiuan aftësinë e vaksinës mbi variante të ndryshme të SARS-CoV-2 dhe publikuan gjetjet më 25 janar 2021. Ata studiuan efektin edhe në njerëz edhe në majmunë makakë (model shumë i përshtatshëm për studimin e SARS-CoV-2). Në përfundimin ata japin përfundime shumë të mira për të dy variantet. Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin anglez. Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin afrikano-jugor. Autorët dalin në përfundimin se: Vaksina mRNA-1273 e kompanisë Moderna e neutralizon krejtësisht variantin anglez dhe variantin afrikano-jugor, edhe pse antitrupat janë më të holluar në rastin e këtij të fundit. Më herët, edhe kërkuesit e vaksinës Pfizer (shumë e ngjashme me vaksinën Moderna) kanë dalë në të njëjtin përfundim për variantin anglez që neutralizohet krejtësisht prej saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *