E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ilaçi i artritit reumatoid jep efekt tek të sëmurët me koronavirus?!

Spitali Colli dhe Instituti Kombëtar i Kancerit njoftuan se falë bashkëpunimit “dy pacientë që janë konfirmuar me koronavirus, janë trajtuar me tocilizumab. Ky medikament përdoret zakonisht në trajtimi e artritit reumatoid.

 

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, mjekët shpjeguan se “24 orë pas infuzionit, njëri nga dy pacientët që ndodhej në gjendje të rëndë, shfaqi përmirësime”.

 

Reklamë

Mirëpo, mediat italiane shkruajnë se në këto raste me shumë se kurre është i nevojshem kujdesi maksimal ne menyre qe mos te ngjallim shpresa.

 

“Sipas eksperiences kineze, 21 jane pacientet e kuruar qe shfaqen permiresim qe ne 24-48 oret e para te trajtimit, qe kryhet nga nje administrate e vetme dhe qe ndervepron pa nderhyre ne protokollin terapeutik bazuar ne ilacet antivirale te perdorura.”

 

Mbi bazën e këtyre elementëve, vlerësohet mundësia e trajtimit të pacientëve të tjerë që ndodhen në gjendje kritike.

 

“Në një moment si ky, është i rëndësishme bashkimi i forcave dhe përvojat e profesionistëve më të mirë, për të maksimizuar sistemin shëndetësor dhe të pajisemi me të gjitha mjetet e nevojshme për t’iu siguruar pacientëve të infektuar me koronavirus të gjithë kujdesin e nevojshëm.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë