E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ilaçe kontrabandë në farmaci dhe në banesë, arrestohen dy gra në Tiranë

Dy gra janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

 

Në pranga ka rënë J.Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe.

 

Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare

Vazhdo të lexosh

Reklamë