E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ikonat shqiptare në UNESCO

Një koleksion i rrallë i ikonave të artit bizantin e postbizantin, ka rrugëtuar nga Korça drejt Parisit.

 

Në godinën e UNESCO-s, vetë ministrja Kumbaro ka theksuar se ekspozita rrëfen njëlloj si kultura bizantine, një ekuilibër të përsosur mes lindjes dhe perëndimit, siç është vetë Shqipëria.

 

Reklamë

Ekspozita “një dritare në trashëgiminë kulturore shqiptare ka tërhequr në tre ditët e para dhjetëra vizitore që janë pritur nga zëvendës drejtori për kulturën në UNESCO, Ernesto Ramirez dhe ministrja Kumbaro.

 

Ikonat shqiptare do të qëndrojnë në sallën Miro të godinës UNESCO në Paris, deri më 29 nëntor, si një festë në kuadër të 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë