Policia vijon marrjen e masave për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese per termetin.

 

Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

 

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

 

 

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon  me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

 

Per fat te keq mbremjen e te enjtes kishte edhe profile te tjera ne facebook dhe instagram,te cilet kane krijuar panik te madh tek qytetaret ne lidhje me situaten nga termeti. Absurdi kishte arritur deri atje sa nje faqe ne instagram shkruante se ne mesnaten mes te enjtes dhe te premtes pritej nje termet apokaliptik 7.2 balle.

Shkrime qe realisht kane krijuar nje klime te madhe paniku dhe zbrazje te Tiranes dhe Durresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *