E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

IKMT shemb gjashtëkatëshin në Shkozë/ Dështon shpërthimi i kontrolluar, ndërhyjnë fadromat

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se territorit shembi paraditen e te enjtes një objekt gjashtë katësh në zonën e Shkozës.

Gjatë shpërthimit të kontrolluar, u përdorën 3 kilogramë lëndë plasëse por qe nuk mjaftoi për shembjen e ndërtesës.

Reklamë

Sipas IKMT, pesha e vogël e objektit dhe sasia e pakët e lëndës plasëse për shkak të afërsisë me objektet e tjera beri qe shperthimi i kontrolluar te mos rezlizohej plotesisht.

U desh ndërhyrja e mjeteve të rënda që objekti të rrëzohej. Nje nga pronaret e nderteses tha se nuk kishte marrë asnjë shkresë zyrtare që i njofton për prishjen e shtëpisë apo dëmshpërblimin.

Nga ana tjetër, drejtues të Inspektoriatit të Territorit  të kontaktuar nga Vizion Plus i hodhen poshte keto pretendime duke bere te ditur se objekti ishte i shpronësuar komfrom të gjitha rregullave. Gjashte kateshi u shemb per ti hapur rrugen vijimit te projektit te unazes.

Më shumë video

Reklamë