E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

IKMT dhe Policia aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje në Shkodër e Vlorë

Që prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje, në këto zona do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Ndërkohë, vijon puna edhe për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore.

Po ashtu, policia i bën thirrje çdo qytetari që të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë