E mërkurë, 16 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Igli Tare, menaxheri më i mirë

Ilustrim · Vizion Plus

Igli Tare nuk ndalet si menaxher. Ditën e djeshme ai është nderuar me një tjetër çmim, si menaxheri me i mire i serisë A. Tare u vlerësua nga Sport Italia si njeriu qe arriti te beje një merkato fantastike te Lacio duke rrëmbyer lojtare me kosto te vogël, por qe sot kane një vlere jashtëzakonisht te madhe, duke u kërkuar me ngulm nga skuadra te tjera evropiane.

 

Një juri e përbërë nga specialistë të futbollit e kanalit “Sportitalia” pas vlerësoi punën e jashtëzakonshme qe ka bere ish-lojtari i kombëtares sonë ne krye te skuadrës nga kryeqyteti italian,  vendosi ne baze te rezultateve t’i jepte Igli Tares çmimin si drejtori me i mire sportiv për vitin 2017.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh