E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Idrizi thirrje votuesve: Mos u shisni për një thes miell

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u ka dhënë edhe një mesazh qytetarëve pas votimit. Ai i ka bërë thirrje votuesve që të mos shiten për një thes miell.

 

Reklamë

 

Mesazhi i Idrizit 

 

 

Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar Fiter Bajramin. Të gjithë atyre që kanë agjëruar, zoti ja pranoftë dhe le të jetë kjo një ditë dhe një moment i mbarë për të gjithë shqiptarët.

 

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Sot i gjithë fati i shqiptarëve ndodhet në duart e qytetarëve. Unë i ftoj shqiptarët që të mos votojnë se kush do të marrë karriken e radhës, por të votojnë për të nesërmen e tyre, sepse është dita ku qytetari e ka në dorë fatin e vet.

 

Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të mos intimidohen, mos ta humbin dinjitetin e tyre për ata që duan ti blejnë me një thes miell, apo me para.

 

Dua ti bëj thirrje të gjithë bizneseve, që me punën e tyre zhvillojnë Shqipërinë, që të mos intimidohen nga ata që deri dje i kanë quajtur kulakë, ndërsa sot i kërkojnë votat masivisht.

 

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të kuptojnë se sot është dita e tyre, sot është dita e demokracisë dhe jam i bindur që qytetarët do të votojnë me zemër dhe mendje për një Shqipëri të drejtë e të barabartë, solidare dhe me një ekonomi të zhvilluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë