Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi, ka dorëzuar sot ne prokurori nje kallëzim penal per shoqatat e paregjistruara ne Gjykate, anëtare te Asamblesë se Federatës Shqiptare te Futbollit.

 

Kallëzimi ka qene per kreun aktual te FSHF, pasi sipas Idrizit, këto shoqata janë te paligjshme.

 

Debati ka ardhur ne prag te zgjedhjeve për kreun e ri te Federatës se Futbollit ne 7 shkurt ku kandidojne kreu aktual Armand Duka dhe Bashkim Fino. Ky i fundit denoncoi si një gare te pandershme dhe jo te drejte per shkak te këtyre shoqatave rajonale te futbollit amator, te cilat nuk janë regjistruar ne Gjykate, por kane te drejte vote.

 

Edhe zv/presidenti i FSHF pak dite me pare deklaroi se ka pasur nje neglizhence nga institucioni i futbollit, pasi ne baze te statutit duhej te ishin regjistruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *