Një 31 vjeçare ka humbur jetën dhe 3 persona të tjerë kanë ngelur të plagosur këtë të mërkurë në një aksident të ndodhur në Durrës.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrotull, Manzë, ku një automjet me targa AA 666 SP e drejtuar nga shtetasja me iniciale J.O. 34 vjeç është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen Mirela Daci, 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

 

Në automjetin e viktimës udhëtonte gjithashtu dhe motra së bashku me fëmijët e tyre ndërsa në mjet tip ‘Fouristradë’  ku udhëtonin një çift francezësh.

 

Në makinë gjithashtu ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *