E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohet bullgari që përdhunoi 50-vjeçaren shqiptare, dëshmitarja rrëfen skenën e rëndë

Policia greke ka identifikuar bullgarin që abuzoi seksualisht me 50-vjeçaren shqiptare. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se bëhet fjalë për një 35-vjeçar, ndërsa nuk japin të dhëna të tjera.

 

Zëdhënësi i policisë greke deklaroi se: “Ne e kemi identifikuar autorin. Këto janë ngjarje vërtet të trishtueshme. Fenomene të tilla në tërësi nuk kanë të bëjnë vetëm me policinë. Këto fenomente duhet të marrin fund”.

 

Reklamë

Shqiptarja ishte duke pastruar në një pallat, kur një i ri nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë në apartamentin e tij, duke abuzuar seksualisht me të. Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Një grua, e cila ka parë të gjithë ngjarjen, ka rrëfyer në polici momentet e para kur është ndeshur me gruan.

 

“E gjeta gjysmë të zhveshur, me fytyrë të deformuar nga rrahjet. Ishte në gjendje të rëndë psikologjike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë