Subscribe

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të një personi që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin Halil Koka gjatë paradites së sotme në lagjen nr.4.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri mes dy personave, ndërsa është identifikuar edhe autori i dyshuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi bën me dije se viktima ka humbur jetën gjatë transportimit në spital pas plagëve të rënda që mori.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *