E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Identifikohet 43 vjeçari shqiptar i ekzekutuar në itali/EMRI

Është identifikuar 43 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Itali.

 

Viktima është Gentin Kasa i moshës 43 vjeçare i cili sipas mediave të vendit fqinj bëhet me dije se kishte precedentë të mëparshëm penalë, ai kishte përfituar leje shpërblyese nga burgu i Rebibias ku po vuante një dënim disavjeçar.

 

Reklamë

Ai ishte në regjim gjysmë lirie, që do të thotë natën në burg dhe ditën i lirë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së shtunës, në lagjen Nuovo Salario, ku ai sapo ishte përshëndetur me familjen dhe ishte nisur drejt makinës për në burg, kur autorë të panjohur hapën zjarr me pistoletë.

 

Ndërkohë autoritetet italiane po punojnë për zbardhje e plotë të këaj ngjarje të rëndë, ku paraprakisht dyshohet se ekzekutimi mund të jetë shtyrë nga hakmarrja ose larja e hesapeve të vjetra mes klaneve kriminale shqiptare, viktimës dhe autorit, që me sa duket ishte në dijeni të lëvizjeve dhe lirimit të tij të përkohshëm nga burgu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë