E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohen viktimat e aksidentit në Rrugën e Kombit

Ilustrim · Vizion Plus

Zbardhen identitetet e katër anëtarëve të familjes nga Kosova që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të enjteje në rrugën Milot-Morinë.

Kanë ndërruar jetë Blerim Avdiaj, rreth 45 vjec, Anjeza Avdijaj, 33 vjeçe dhe dy fëmijët Medina Avdijaj, Klejdi Koçi, 5 dhe 11 vjeç.

Ndërkohë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore më e vogla e familjes. 3-vjeçarja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata po udhëtonin me një automjet tip “Citroen”, kur u përplasën me kamionin.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh