“Smartmatic” pritet te jete kompania qe do te mundesoje zbatimin e teknologjise ne zgjedhje, dhe konkretisht ne identifikimin biometrik te votuesve.

 

19 milione dollare eshte shuma qe do te perfitoje “Smartmatic” nga komisioni qendror i zgjedhjeve per realizimin e gjithe procesit te identifikimit elektronik.

 

Kompania nderkombetare ne zbatimin e teknologjise ishte e vetmja qe mori pjese ne tender.

 

Ne fakt nje lajmi tille nuk ishte surprize pasi prej muajsh perflitet se kjo kompani, qe kishte kryer edhe nje proces zgjedhor ne degen e PS ne Tirane, do te ishte fituese e ketij tenderi.

 

“Smartmatic” eshte nje kompani qe vec eksperiences ne aplikimin e teknologjise ne proceset zgjedhore eshte akuzuar ne vende si Venezuele, Argjentine apo edhe se fundmi ne SHBA per deformime te rezultatit.

 

Pas kualifikimit, tanime KQZ eshte ne fazen e fundit, ate te nenshkrimit te kontrates.

 

Mundesimi i identifikimit biometrik eshte nje nga proceset qe po shkon drejt plotesimit te nje prej pikave te dakordesuar mes paleve ne kodin e ri elektoral.

 

Per identifikimin biometrik, KQZ ka kerkuar nga qeveria nje shume prej 2 miliarde lekesh, nga te cilat deri me tani qeveria ka dhene rreth 20 per qind per te mundesuar fazen e pare te zhvillimit te tenderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *