E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I zhdukur prej tre ditësh, gjendet i mbytur në rezervuar 23-vjeçari nga Berati

Një 23-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit, Sqepur, Dimal.

 

I riu, Llazar Palla ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar prej tre ditësh nga banesa.

 

Reklamë

Pas disa orë kërkimesh, polumbarët e forcës Renea dhe shërbimet e policisë Dimal kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga rezervuari.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë