E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I zhdukur prej 8 ditësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit Tofik Xhika, i cili doli për të peshkuar në ujërat e lumit Drini i Zi, por nuk u kthye më në shtëpi.

 

Familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë kanë kërkuar për tetë ditë me radhë, por pa rezultat.

 

Reklamë

Edhe polumbarët e RENEAS nisën kërkimet, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt, ata u tërhoqën.

 

Në këto kushte, familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime. Sot, të afërmit e 43-vjeçarit kërkojnë sërish ndihmën e shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë