Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Tren, është gjetur pa shenja jete një shtetas 70-vjeçar.
Viktima është identifikuar si J. S., banues në fshatin Pilur, i cili ishte shpallur në kërkim më datë 29 qershor 2025, pas largimit nga banesa.
Trupi i tij u gjet buzë lumit Devoll dhe, sipas të dhënave paraprake nga policia, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 70-vjeçari është mbytur.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv





