Thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të prishur vetë objektet pa leje përgjatë bregdetit i janë përgjigjur dhjetë ndërtues të paligjshëm. Bilancin e gjashtë ditëve të para të operacionit “Bregdeti Ynë” e bëri ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se deri tani janë shkatërruar 35 objekte.

 

“Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës. Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet. E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit.”

 

Paralajmërimi i Bledi Çuçit është që operacioni do të shtrihet edhe në zona të tjera, duke shtuar se shkelësit e ligjit nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *