E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Video · Vendi

EMRI/ I vuri flakën makinës luksoze të 44-vjeçarit, zbardhet dëshmia e autorit: E dogja kot

Erges Shegani, është personi i arrestuar, i cili dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Gjatë marrjes në pyetje, Shegani ka deklaruar se “ia ka vënë zjarrin kot” automjetit tip “Audi”, duke mohuar përfshirjen e personave të tjerë. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se 39-vjeçari mund të jetë paguar nga një person i tretë, i cili dyshohet se ka pasur konflikte të mëparshme për çështje pronësie me pronarin e automjetit, Julian Çakirin.

Reklamë

Këto dyshime po verifikohen nga policia, e cila ka sekuestruar si prova materiale veshjet që Shegani mbante gjatë kryerjes së krimit, si dhe pamje të kamerave të sigurisë në zonë. Hetimet po vijojnë për identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë në organizimin e ngjarjes.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë