E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Bota

I vunë flakën një vajze, 16 persona nën akuzë

Gjashtëmbëdhjetë persona janë akuzuar në Bangladesh për shkak të vrasjes së një adoleshenteje, që është djegur për vdekje, pas raportimit të ngacmimit seksual.

Nusrat Jahan Rafi, 19-vjeçare, është lyer me kerozinë, para se të digjej në kulmin e shkollës së saj isamike më 6 prill, disa ditë pasi ka nisur ankesë.

Mësuesi, Siraj Ud Doula, që është përmendur në ankesë, është një nga personat e akuzuar.

Policia ka thënë se ai urdhëruar vdekjen e saj kur ajo ka refuzuar të tërheqë akuzat.

Reklamë

Ata kanë përshkruar planet për vrasje si “plan ushtarak”.

Ky rast ka nxitur protesta masive në Bangladesh, dhe ka drejtuar vëmendjen te situata delikate që ekziston në këtë shtet, kur është fjala te viktimat e sulmeve apo ngacmimeve seksuale.

Rafi ka bërë ankesë kundër Doulas në fund të muajit mars, dhe ai ishte arrestuar.

Më 6 prill ajo ka shkuar në shkollë për të marrë pjesë në provimet përundimtare kur është djegur.

Policia ka thënë se vrasja e saj është synuar që të duket si vetëvrasje, mirëpo Rafi, që u ka mbijetuar djegieve, ka dhënë një deklaratë, para se të vdiste më 10 prill.

Vazhdo të lexosh

Reklamë