Një 24 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Krujës, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikël iu vendos lëndë eksplozive.

 

Sipas policisë i ndaluari është shtetasi B.Sh., 24 vjeç, si dhe  është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 5 fitila zjarrëpërcjellës dhe 5 kapsolla detonatore.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku parukierisë së shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *