Një vajzë adoleshente nga Afganistani është vlerësuar në rrjetet sociale për “heroizmin”, pas luftës kundër militantëve talibanë javën e kaluar, të cilët i vranë prindërit.

E reja mori armën që dispononte familja e saj dhe qëlloi drejt militantëve; dy prej tyre humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Talibanët shkuan në shtëpinë sepse babai i adoleshentes ishte një mbështetës i qeverisë.

Fotoja e vajzës, teksa mban në duar një armë është bërë virale ditët e fundit.

Më vonë, disa militantë shkuan në shtëpi për ta sulmuar, por u rrahën nga fshatarët dhe forcat pro qeverisë.

Zyrtarët thanë se vajza mendohet të jetë mes moshës 14 dhe 16 vjeçe, ndërsa vëllai i saj është dërguar në një vend të sigurt. Përdoruesit e rrjeteve sociale e lavdëruan adoleshenten:

“I heqim kapelen për kurajon!”

“Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja jote do të të japë një paqe relative!”

Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara në Afganistan, dhe dhuna ndaj gruas atje është e lartë.

Talibanët firmosën një marrëveshjë për paqe me SHBA-të në muajin shkurt, por shumë anëtarë vijojnë të bëjnë thirrje për përmbysje të qeverisë aktuale në Afganistan.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *