E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

I vodhi portofolin pacientit me COVID kur ndërroi jetë, arrestohet infermierja

Policia vuri në pranga një infermiere të spitalit Infektiv këtë të martë. Ronida Hysa, 30 vjeçe, akuzohet se i ka vjedhur portofolin një pacienti me COVID-19, që ishte i shtruar në Infektiv, por më pas ndërroi jetë.

 

Për këtë ngjarje ka bërë denoncim djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç. Ai ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

 

Infermierja ka pranuar krimin në një emision investigativ. 30-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe  “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Më shumë video

Reklamë