E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I vodhi 1 milion lekë kambistit/ 31-vjeçari bie në prangat e policisë

Zbardhet grabitja e ndodhur dy ditë më parë në Korçë. Efektivët vunë në pranga 31-vjeçarin Ilia Temo, i cili akuzohet se i ka vjedhur 1 milion lekë kambistit Anxhel Rrënja.

 

Ilia Temo është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Në ditën e vjedhjes, ai kishte thyer arrestin shtëpiak.

 

Kjo masë sigurie i ishte vënë nga Gjykata e Korçës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Vazhdo të lexosh