Dy vlonjatë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur portofolin e shtetasit K.B.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ujë i ftohtë” ku Astrit Lushaj 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera.

 

Sipas policisë ata akozuhen se janë autorët e vjedhjes së 4 banesave në Vlorë. Dy të ndaluarit kanë vjedhur banesës e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E.D. Gjithashtu është vjedhur banesa e shtetasit B.K, ku i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë dhe është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç.

 

Të gjitha grabitjet janë shënuar gjatë muajit gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *