Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë, nën akuzën e vjedhjes me dhunë të çantës të parave të një kambisti në qytetin e Vlorës.

 

Në sajë të operacionit të koduar “Kambisti” është bërë i mundur arrestimi i të rinjve  M.Gj, 17 vjeç, dhe N.A, 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

 

Ndër të tjera policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *