Një zjarr i madh përfshiu një pallat  këtë të enjte në Tiranë.

 

Më konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në Unazën e Re.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se  një person I ka vendosur flakën një kamioncine në ambientet e parkingut të pallatit.

 

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur disa makine dhe duke shkaktuar një tym të madh në pallat, duke sjell alarm tek banoret që jetojnë aty.

 

Zjarrëfikësit mbërritën shpejt dhe nisën punën për evakuimin e banorëve.

 

Ndonëse policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, Vizion Plus mëson se zjarri ka qënë I qëllimshëm dhe personi që e ka vendosur dyshohet se ka probleme mendore.

 

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

 

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

 

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *