E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I vendoset tritoli makinës në Sarandë, vetëm dëme materiale

Një sasi lënde plasëse e vendosur në një automjet, ka shpërthyer rreth orës 23:50 të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.3 në Sarandë.

Policia bën me dije se automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë