Alfred Moisiu deklaroi ne “Spotlight” se akuzat e DASH ndaj ish-kryeministrit Berisha nuk janë një gjē e re.

Ish-Presidenti rrefeu se gjate detyres Berisha i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.

‘Ndodhi që, shkon drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore ‘thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’ Ky ishte një lloj takimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim presidentit, kryetarit të shtetit. Këto gjëra, unë i kam goditur shumë. Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjuar”, tha Moisiu në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *