E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I theu këmbët policit me makinë, gjykata kthen në burg 37-vjeçarin

Gjykata e Apelit Vlorë kthen në burg 37-vjeçarin, Ylli Luka, i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi.

 

Reklamë

Sipas policisë për 37-vjeçarin Luka, banues në fshatin Nikël- Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprat penale ‘’Goditje për shkak të detyrës’’, ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Largim nga vendi i ngjarjes’’.

 

Ngjarja ndodhi më 28 korrik në qendër të qytetit të Kuçovës,ku pas përpjekjes për të shmangur një sherr mes disa të rinjve dhe Lukës, ky i fundit ka qëlluar 3 herë me automjetin e tij policin Jonuz Vrapi në krye të detyrës,duke i thyer atij të dyja këmbët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë