Bashkëshortja e Andreas, Gerta, ka reaguar për deklaratat e fermerit kur mori lajmin se fëmija i tyre i parë ishte vajzë.
Me anë të një letre në “Ferma Club”, ajo tha se Andrea është keqkuptuar. Partnerja e fermerit shkruan se Andrea e kuptoi mendimin e gabuar që kur mori në krah për herë të parë mrekullinë e tyre, vajzën.
Lexo edhe :
Related Posts
Gerta deklaroi se Andrea është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar për familjen e tyre.
“Them me plot bindje që është keqkuptim. Unë jam shumë e lumtur që po e përcjellin Andrean dhe po e suportojnë me dëshirën për të njohur njeriun e dashur dhe alegro që njohim edhe ne. Në një reality show ka padiskutim vend për keqkuptime, dhe jam e sigurt që ai është keqkuptuar. Më pëlqen për përgjegjësinë që ka kundrejt publikut.
Andrea, si shumica e shqiptarëve, është rritur nga breza paraardhës me shprehi të ndryshme, siç është edhe dëshira për të pasur një djalë për të trashëguar mbiemrin. Por, si çdo eksperiencë e re, edhe të bëhesh prind për herë të parë të ndryshon kuptimin dhe esencën e jetës. Jam shumë krenare për Andrean që e kuptoi mendimin e gabuar që kur mori në krah për herë të parë mrekullinë që na i dhuroi Zoti. Sot e tregon për të dhënë një mesazh sensibilizues, duke bërë shembull veten e tij. Jam me fat që kam zgjedhur në krah një bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm dhe të përkushtuar për familjen/
Gerta”, shkruan partnerja e Andreas.
View this post on Instagram
Çfarë deklaroi Andrea në Ferma VIP: Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu.
/vizionplus.tv