E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Kronikë

“I shqyen” derën, e dhunuan dhe e grabitën, rrëfehet e moshuara

Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë natës në një fshat të Pukës.

Një e moshuar është dhunuar nga dy persona të maskuar në fshatin Kishagji.

Mrik Mark Ndoja rreth të 70-ave është dhunuar nga dy persona të maskuar.

Burime për Vizion Plus, thonë se fillimisht keqbërsit kanë shqyer dyert e banesës.

Reklamë

Pasi e kanë dhunuar, e kane lidhur dhe më pas i kanë grabitur të gjitha paratë që ka pasur.

Gruaja ka thënë se nuk e di sa lekë ka pasur por ruante prej kohësh.

“Duhet të kenë qenë mbi 1 milionë lekë”, thotë ajo.

Edhe më parë në këtë zonë kanë ndodhur grabitje të të moshuarve në vetmi. 

Asnjë nga rastet nuk është zbuluar nga Policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë