E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I shpallur në kërkim për trafik droge, merr fund arratia e shqiptarit në Itali

Ka marrë fund arratia e një shtetasi shqiptar, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge.

Sipas medieve italiane, 34-vjeçari ishte dënuar me dy vite e gjysmë burg.

Reklamë

Ai u gjet nga Karabinierët e Padernos, të cilët ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ishte lëshuar qershorin e kaluar kundër shqiptarit.

Pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet brenda një shtëpie në Garbagnate, në shoqërinë e një shtetasi brazilian 33-vjeçar, i cili u procedua në gjendje të lirë për dhënie ndihme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë