E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër! Policia i gjen pistoletë

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik, 22-vjeçarit Ensi Shtubina iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë.

“Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B”, bëjnë me dije blutë e Shkodrës.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “Rus”, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh