E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim nga Venezuela, arrestohet në Durrës 51-vjeçari

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Antonio Goffredo, banues në Itali.

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë